Zyrtari i Vëtëvendosjes Arbër Zaimi me anë të një reagimi në “Facebook” shprehet se është një turp për ata shqiptarë që kanë dërguar UÇK-në në Gjykatën e Hagës.


Zaimi thotë se ushtarakët më të lartë të UÇK-së po dërgohen në Hagë, me akuza të stisura të Serbisë. Ai thotë se Rexhep Selimi është ndër ata luftëtarë që kanë luftuar për liri e për shtet-ndërtim të Kosovës.


Postimi i Arbër Zaimit:


Turp për ata shqiptarë që e çuan vetë UÇK-në në gjyq ndërkombëtar përballë akuzave të poshtra e dosjeve të stisura në Serbi.

Gjithnjë përkrahim me respekt ata si Rexhep Selimi, që luftuan trimërisht për çlirim, nuk e turpëruan UÇK-në në paqe, e që tash përballen me valën e re të antishqiptarizmës.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb