PALESTINË-Ka shpërthyer sërish dhuna në territoret palestineze, pas trazirave që kanë përfshirë vendin javët e fundit.

Dy izraelitët janë qëlluar gjatë një pelegrinazhi në një vend të shenjtë që u bë shkak për të nisur dhuna,në Bregun Perëndimor dhe Gaza.

Vala e re e dhunës erdhi para udhëtimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Washington, ku ai do të takohet me presidentin amerikan Barak Obama.

Sulmet dhe protestat e dhunshme gjatë tetorit kanë rritur frikën për një kryengritje të re palestineze, por dhuna ka rënë në ditët e fundit.

Shumica e trazirave, kohëve të fundit ka ndodhur në qytetin jugor të Bregut Perëndimor, në Hebron, dhe kanë përfshirë kryesisht therje me thikë.

Të premten megjithatë, dy izraelitë janë qëlluar dhe plagosur nga sulmues të panjohur.

Mjekët kanë thënë se viktimat janë, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë, dhe një i plagosur lehtë i moshës 18-vjeçare.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: