GJERMANI

Bayerni i Mynihut po mendon seriozisht për të ndryshuar përbërjen e ekipit dhe për këtë në radhë të parë po “pastron” të vjetrit.

Pas holandezit Arjen Roben dhe francezit Frank Riberi, ai që kërkon të largohet nga  skuadra gjermane është mbrojtësi Rafinja.

Mbrojtësi brazilian ka bërë me dije se mund të largohet dhe këtë e nënvizoi në një intervistë në Brazil teksa ndodhet me pushime.

Lajme
Lajme

“Cikli im te Bayern Munich ka një fund të afërt. Shumë gjëra mund të ndodhin ende në këto gjashtë muaj, por mendoj se ky është sezoni im i fundit te Bayerni. Unë nuk kam folur me askënd, madje edhe me drejtuesit e Bayernit. Por, unë mendoj se këtij cikli po i vjen fundi. Tani do të pushoj, pastaj do të mundohem t’i shijoj gjashtë muajt e fundit në Bundesligë. Kthimi në Brazil? Po, kjo është një mundësi, por nuk jam duke folur me askënd për momentin”, tha ai për Sportv.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb