Valencia ka regjistruar fitore (2-1) kundër Real Madridit në Mestalla, në ndeshjen e xhiros së 30-të në kampionatin spanjoll. Edhe pse me rikthimin në krye të ekipit të trajnerit Zinedin Zidan u duk sikur gjërat do të ndryshonin sërish madrilenët nuk kanë mundur të gjejnë forcat për të ndryshuar lëkurë edhe pse tashmë janë jashtë të gjitha objektivave.


Rezultati u zhbllokua në minutën e 35-të të takimit me një gol të bukur të Carlos Soler ndërsa  ish-lojtari i Realit, Ezequiel Garay, vulosi fitoren në minutën e 83-të, pas një asistit të Daniel Parejo. Në minutat shtesë, Karim Benzema arriti të shënonte golin e nderit për Los Blancos.


Kjo ishte humbja e nëntë për Realin në La Liga këtë sezon, dhe mbetet në vendin e tretë me 57 pikë. Ndërkohë, për Zidan kjo ishte humbja e parë, që kur u rikthye të drejtonte Realin.

BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb