Prej pak kohësh ka festuar 40-vjetorin dhe mbi motor vazhdon akoma të vendosë rekorde të reja, por edhe në jetën private Valentino Rossi ka një objektiv ambicioz për të arritur, atë për tu bërë baba. Kampioni i MotoGp ëndërron shpejt të ketë një fëmijë nga e dashura e tij Francesca Sofia Novello, modele 24 vjeçare, me te cilën është në lidhje prej një viti.


‘Të kem fëmijë? Sigurisht. Për të bërë fëmijë duhet femra e duhur dhe unë e kam gjetur’, ka thënë Rossi në një intervistë për Radio 1.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Valentino dhe Francesca Sofia në rrjetet sociale shfaqen gjithmonë më të afërt dhe të dashuruar me njëri-tjetrin.


Në disa foto të postuara së fundmi në rrjetet sociale ai ka qenë dëshmitar në dasmën e mikut të tij të ngushtë dhe në gishtin e majtë të modeles është shfaqur një unazë, një shenjë që tregon që Doktori mendon shumë seriozisht për modelen.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb