GJERMANI

Shqiptarët që jetojnë në Diasporë kanë treguar dhe po tregojnë se dinë të ruajnë me fanatizëm vlerat, traditën dhe kulturën tonë kombëtare.

Në Gjermani ka nisur Karnavali i Kulturave në Berlin dhe për të tretin vit radhazi, shqiptarët kanë zgjedhur të mburren me traditat tona kombëtare.

Kultura jonë u prezantua para miliona shikuesve. Në këtë paraqitje janë prezantuar veshjet tradicionale nga rajonet e ndryshme të trojeve shqiptare, ndërsa nuk ka munguar as muzika tradicionale shqiptare.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: