Pavarësisht se në mesjavë fituan 3-0 në Santiago Bernabeu dhe kaluan në finale të Kupës së Mbretit, trajneri i Barcelonës ka larguar presionin nga të djemtë e tij, duke u shprehur se kjo ‘El Clasico’ nuk e përcakton titulllin në kampionat.

“Ideja jonë është që të fitojmë të gjitha ndeshjet që i kemi para nesh. Sigurisht është mirë për ne nëse Real Madridi nuk fiton, por ka ekipe të tjera të përfshira në garën për titull, i cili është i vendosur tani dhe rezultati i së shtunës nuk do të përcaktojë fituesin e kampionatit”.

“Ne ende nuk kemi fituar asnjë trofe. Kemi një rrugë të gjatë për të përshkuar. Mund të mendojmë për tripletën vetëm kur t’i kemi fituar dy trofe, por për momentin nuk  kemi as edhe një”, deklaroi Valverde.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb