Ernesto Valverde,  në vigjilje të ndeshjes së nesërme  kundër Manchester United në Champions League  ka  thëne së United vjen pas një përmbysje të madhe kundër PSG-së dhe është i motivuar prandaj që duhuet të tregohen të kujdesshëm.

“Është një ndeshje që vlen shumë dhe ne jemi në formë. Duam të japim maksimumin në këtë përballje të dyfishtë. Manchester United është i fortë në goditjet standarde dhe jo vetëm, vjen nga një përmbysje e madhe kundër PSG-së dhe është i motivuar. Do të duhet të bëjmë kujdes”.

Në lidhje me yllin e skuadrës, Messin, Valverde u shpreh: “Presim shumë nga ai, Messi e tregon gjithmonë sa vlen”. Ndërsa për aktivizimin ose jo të  Demebeles, Valverde u shpreh se gjendja e tij është për t’u parë dhe do të vendosë pas seancave stërvitore pasi nuk dëshiron të rrezikojë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb