Matijs De Ligt është objektivi i shumë skuadrave të mëdha të Kontinentit të Vjetër dhe në verë parashikohet një ankand i ashpër mes tyre për shërbimit e kapitenit 19-vjeçar të Ajaksit të Amsterdamit.

Por fakti se De Ligt është një nga elementët më të lakmuar, mund të bëjë që adoleshenti i Ajaksit të humbasë përqëndrimin, dhe kësaj i druhet Edvin Van der Sar, drejtori ekzekutiv i klubit holandez, që për “Times” shprehet: “Pak rëndësi ka sesa të pabesueshme do të jenë ofertat që do të vijnë për të. Ai tani duhet ta ketë mendjen vetëm tek Ajaksi. Nga ana financiare, jemi një klub me financa të shëndosha. Duam që të arkëtimet tona të rriten, por jo vetëm me shitjet e lojtarëve. Nuk dua që Ajaksi të konsiderohet një klub që vetëm shet. Do t’u japim të drejtën e vendosjes dhe lojtarëve”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb