Liverpuli dhe Manchester City janë në garë për titullin në Premier League, por skuadra e Guardioles edhe pse ka ende një ndeshje më shumë të luajtur, ka një kalendar më të vështirë. Në ndeshjen e ardhshme City do të përballet me Manchester Unitedit, në derbin që mund të vendosë titullin.

Për këtë ka folur edhe Virgil Van Dijk, i cili thotë se kjo ndeshje është e rëndësishme për “Djajtë e Kuq”, aq sa për Cityn. “Ata duhet t’i bëjnë nder vetës. Evertoni nuk është ekip i lehtë për t’u mundur në shtëpi, por rezultati 4-0 është shumë i madh. Objektivi i tyre është Liga e Kampionëve dhe iu duhet të marrin rezultat nga kjo ndeshje. Ndeshjet tona? Kjo është gjeja e vetme për ne. Kemi tre ndeshje dhe do provojmë t’i fitojmë të gjitha. Do të jetë shumë e vështirë , por kjo është ajo që po kërkojmë ta bëjmë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: