HOLANDE –  Trajneri i Manchester United, Luis Van Gaal, dyshon se kundërshtaret po e përgjojnë me dron gjatë seancave stërvitore.

Sipas tabloidit britanik, The Sun, ish- trajneri i Bayernit ka kontraktuar disa ekspertë për të vëzhguar qiellin në kërkim të droneve, të cilët mund të mbledhin informacione sekrete mbi ambientit e kompleksit Carrington, ku stërvitet ekipi nga Old Trafford.

The Sun shtron pyetjen nëse dyshimet e Van Gaalit janë një paranojë dhe përgjigja është ndoshta po. Por, një paranojë e tillë, sipas tabloidit britanik, mund të justifikohet nga kthimi i dronit fluturues në një objekt mode në futboll, që kur objekti fluturues u shfaq në stadiumin e Beogradit në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb