TIRANË

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule deklaroi sot se është shkelur Kushtetuta me ndalimin e hyrjes në parlament të deputetëve të opozitës dhe atij vetë.

Shehu iu përgjigj ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, i cili paralajmëroi deputetët e PD për kallëzim penal.

“Duhet të lërë stilin e prokurorit autoritar. Ka shkelur kushtetutën dhe sot duhet të ndërhyjnë për shkeljen e kushtetutës organet kompetente. Nuk kërcënohet parlamentari nga salla parlamentare. Jemi në tempullin e demokracisë apo në kampin e refugjatëve në Gjadër. Javën e kaluar tentova të hyj në parlament, më penguan punonjësit e Gardës duke thënë se po zbatonin urdhrat. E njëjta gjë dhe sot, me gjuhë patronazhisti, me gjuhë nacionaliste duke më kujtuar identitetin tim etnik. Është kjo frymë që dëshironi të mbizotërojë. Do t’ju lutesha merreni pak më ngadalë, merreni shtruar se ka parë kjo sallë dhe trimëri të natyrave të tjera. Kemi ardhur të dialogojmë. Thërrisni konferencën e kryetarëve, nuk përjashtohen si kope bagëtish parlamentarët se kështu dashka shefi juaj. Çdo gjë ka një kufi. Lërini politikat boshe me gogolë”, tha Dule.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb