Kryeministri Edi Rama ka reaguar për fitoren e Vangjel Tavos, si kryebashkiak i ri i Himarës.

Teksa ka publikuar një video të veçantë ku shfaqet bashkë me Tavon në takim me mbështetës, Rama iu bën thirrje emigrantëve shqiptarë që të kthehen të punojnë dhe investojnë në këtë bashki.

MESAZHI
MIRËMËNGJES 😊
dhe me urimin për kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren spektakolare, kënaqësinë e mbështetjes domethënëse për Partinë Socialiste në zgjedhjet e djeshme, si edhe vendosmërinë për ta kthyer #Himarën2030🇦🇱 në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut, ku në radhë të parë të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes, ju uroj të gjithëve një javë sa më të qetë🫶

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: