Analisti Lorenc Vangjeli, duke folur në emisionin Log. në News 24 deklaroi se qarkullon në Tiranë se 2-3 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese mund të ndërpresin mandatin para kohe.

Vangjeli u shpreh se këta anëtarë mund të japin dorëheqje.

“Është një sekret publik që qarkullon në Tiranë, që thotë se 2-3 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese mund të japin dorëheqjen.

Kur një anëtare dha dorëheqje, ishte vetëm fillimi i disa dorëheqjeve, duke u thënë se arsyeja është “personale, por besoj se është më tepër se kaq”, deklaroi Vangjeli.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb