Analisti Lorenc Vangjeli provokoi me pyetje kreun e grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi në emisionin “LOG.”me Endri Xhafon në News24.

Vangjeli e pyeti Bardhin, duke iu eferuar informacioneve të tij se kreu i grupit ka në duar 2 dosje dekriminalizimi?

Kreu i grupit Parlamentar të PD pranoi se ka dy çështje të cilat po i referon dhe që kanë lidhje, siç tha ai, me kriminalizimin.

Teksa Vangjeli e pyeti Bardhin për identikitet e personave në dosjet e tij, kreu i grupit demokrat dha vetëm detajin se “mund të jetë edhe anëtar i qeverisë” ndërsa shtoi do të presë hetimet e SPAK “deri në një kohë të arsyeshme” dhe nëse Prokuroria e Posaçme do tentojë t’i lejë në harresë ai do t’i publikojë.

Por Gazment Bardhi pranoi se të dy rastet e përmendura në studion e Log. janë në proces verifikimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb