TIRANE-Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka kujtuar dje dy data të rëndësishme për të, 13 dhe 14 korriku i 1985. Në fakt, këto dy data kujtuam se bëjnë fjalë për një ditëlindje, përvjetor familjar, por jo. Ja çfarë shkruan Dako në “Facebook”.

“30 vjet më parë, në 13 korrik të 1985, në orën 12:00 u mbajt një superkoncert për 16 orë, 8 orë në stadiumin ‘Uembli’ të Londrës dhe 8 orë në stadiumin ‘J.F.K’ të Philadelphias (SHBA). Ky koncert titullohej ‘LIVE AID’ dhe ishte për mbledhjen e fondeve në ndihmë të vendeve afrikane. Kjo ditë është e njohur si dita që Rock e Roll ndryshoi botën! Në Shqipëri ishim 90 ditë pas vdekjes së diktatorit e për rininë e asaj kohe ky koncert ishte një frymëzim, një shtysë drejt agimit perëndimor. Kam ende në mendjen performancën e Fred Mercury dhe Grupit ‘Who’, të cilët shpërthyen në ‘Uembli’, ndërsa Tina Turner dhe Mick Jagger ndezën flakë ‘J.F.K.’-in. E njëjta atmosferë shpërthyese ishte edhe plazhin tek hotel ‘Breshka’ në Durrës. Ky koncert do të mbetet i paharruar për mua, pasi e diela, 14 korrik 1985, ndryshoi jetën time”, shkroi dje Dako. Dhe në fund ftoi gjithë ndjekësit e tij. “Në nder të atyre gjigantëve të rrokut ju ftoj, miqtë e mi, që të rijetojmë të njëjtat emocione duke e parë këtë koncert madhështor në Youtube”.
Dhe Dako poston kete video:

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: