E Ngarkuara me Punë e SHBA në Shqipëri Nancy VanHorn dhe Drejtuesja e USAID/Shqipëri Mischere Kawas zhvilluan një takim me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së në Tiranë tha se “VanHorn, Kaeas dhe Koçiu diskutuan rëndësinë e partneritetit të fortë dypalësh në mbështetje të përmirësimit të sistemit shëndetësor”.

Gjithashtu gjatë takimit VanHorn dhe Kaeas biseduan me ministren Koçiu edhe mbi reformat e mbrojtjes sociale në dobi të popullatave më të cenueshme të Shqipërisë.

Ministrja Koçiu në një postim në rrjetet sociale tha se e uroi VanHorn për misionin e saj në vendin tonë.

“U angazhuam për vijimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale mes Shqipërisë dhe SHBA”, tha Koçiu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb