E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Nancy VanHorn, zhvilloi sot një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela.

Diskutimi u fokusua në punën e Prokurorisë së Përgjithshme dhe përpjekjet për të forcuar shtetin e së drejtës në Shqipëri.

VanHorn theksoi rëndësinë e institucioneve të pavarura që veprojnë me integritet dhe transparencë, duke ripohoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për këto institucione.

Ajo shprehu angazhimin e SHBA-ve për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet për të garantuar drejtësi për qytetarët e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb