Me këto pika shiu që kanë rënë në disa zona të vendit duket se vapa përvëluese me temperatura mbi 35 gradë Celsius i ka orët e numëruara.

Parashikimi i motit, ilMeteo.it dëshmon se nga këto ditë deri në fund të muajit, temperaturat do jenë drejt rënies. Më e larta do të jetë vetëm 2 ditë, (te merkure, te enjte) 33 Gradë Celsius dhe më pas nuk do të kalojë 31 Gradë Celsius, ndersa me e uleta do te shenoje, 22 Grade Celsius.

Kjo për shkak të presionit të ulët atmosferik që pritet të përfshijë dhe vendin tonë ku në disa zona nuk do të mungojnë dhe reshjet e shiut.

Shqiptarët duhet t’i ruhen temperaturave përvëluese deri të enjten e kësaj jave që po hyn dhe më pas do të kemi një gusht me vapë të durueshme dhe me ditë të caktuara të lagshta nga reshjet lokale.

http://www.ilmeteo.it/meteo-europa/Tirana

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: