Rafael Varane do të lërë Realin e Madridit në fund të sezonit, shkruan “Marca” në ditën e sotme. 25-vjeçari i Kombëtares franceze do të mbyllë ciklin e tij me fanellën e “Los Blancos” pasi ka fituar plot 4 Champions League, ndërsa në dy raste është shpallur kampion në Spanjë.

Problemi qëndron te klauzola e kartonit të tij. Reali i Madridit në rinovimin e fundit të francezit i ka vendosur një klauzolë largimi prej 500 milionë eurosh. Mbrojtësit i takon të ulet e të bisedojë me drejtuesit e Realit për kushtet e largimit, ndërsa ende nuk dihet klubi i tij i ardhshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb