Raphael Varane do të largohet nga Reali Madridit në fund të sezonit.Të sigurta për këtë janë mediat spanjolle. Sipas tyre, vetë mbrojtësi francez i ka kërkuar klubit madrilen të marrë në konsideratë ofertat e shumta që vijnë prej kohësh në drejtim të tij. Florentino Perez nuk është kundër këtij opsioni, por pretendimi i presidenti “los blankos” është shumë i lartë. Ai kërkon 100 milion euro për kartonin e Varane.

46cd599921cd9e0ae032be09b460021f
46cd599921cd9e0ae032be09b460021f

Shirtja e tij nuk është një problem për Realin, pasi prej kohësh klubi spanjoll ka arritur marrëveshjen për transferimin nga Porto të mbrojtësit brazilian Eder Militao. Nga ana tjetër, edhe Varane nuk do ta kishte të vështirë të gjente skuadër. Manchester United në radhë të parë, por edhe Paris SG janë gati ta marrin të skuadër.

1554125648 481884 1554126605 Noticia Normal
1554125648 481884 1554126605 Noticia Normal

Edhe Juventus ka shfaqur interesim për mbrojtësin, por problem mbetet paga e tij. Aktualisht, francezi fiton te Reali 5.8 milion euro në sezon, ndërsa nga skuadra e re që kërkon ta tranferojë ai pretendon jo më pak se 7.5 milion euro në sezon.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb