Mbrojtësi Raphael Varane do të qëndrojë edhe një vit te ‘Los Blancos’. Francezi ka qenë i lidhur me një largim, por duket se i beson projektit të Zinedine Zidane për rindërtimin e ekipit.


“Do të qëndroj edhe sezon e ardhshëm dhe jam i sigurt që do të përgjigjemi në mënyrën e duhur. Ne luftuam dhe u përpoqëm fort, por nuk mund të fajësojmë asnjë. Nuk kam qenë në nivelin më të mirë, por do të më shihni përsëri në top formë ”.


“Ne duhet të ri-ndërtojmë dhe të ndryshojmë gjërat, për ta filluar një cikël të ri”, ka thënë Varane për Marca.


BalkanWeb