Raphael Varane, 31-vjeçari francez kaloi një pjesë të mirë të karrierës së tij te Real Madrid. Ai, në një intervistë të dhënë së fundmi, u shpreh se të gjitha klubet e mëdha duhet të marrin shembull nga Los Blancos.

“Kam pasur fatin të arrij në një klub që u jep të rinjve kohë për të mësuar në një nivel shumë të lartë dhe për t’u pjekur fizikisht. Çfarë kanë bërë ata prej vitesh, me mua, (Federico) Valverde, Vinicius apo Rodrygo, është e jashtëzakonshme. Të gjitha klubet e mëdha duhet të kopjojnë Realin”.

“Një epokë e artë në Madrid: José Mourinho filloi diçka të madhe. Ancelotti arriti ta transformonte atë dhe më pas ne kishim brezin e artë në kulmin e tij, me Zidane në krye. Ai më thirri për të nënshkruar me Real Madridin dhe kështu e takova si trajner, mësova shumë prej tij, edhe nëse nuk ishim gjithmonë dakord për gjithçka”- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb