Maqedonia është përfshirë nga përmbytjet. Lumi Vardar rrezikon të dalë nga shtrati në rrjedhën e tij të poshtme, ndërkohë që më së shumti janë goditur vendbanimet rreth Gjevgjelisë. Ekipe të Drejtorisë për Menaxhimin e Krizave po ndihmojnë në pastrimin e zonave, ndërsa në vendet kritike po ndërmerren masa mbrojtëse. Banorët po përballen me një situatë të vështirë, në një kohë që për shkak të vërshimeve ujërat kanë hyrë nëpër bodrume, oborret e shtëpive, ndërkohë që janë përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme me të mbjella. Në disa rajone për shkak të situatës uji i pijshëm është ndotur dhe në disa vende është bërë evakuimi i banorëve.

(os.de/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb