TIRANE- Dy ngjarje të trishta janë komunikuar sot nga policia, për dy të moshuar, njëri në Elbasan e tjetri në Durrës që kanë zgjedhur t’i japin fund jetës në mënyrë tragjike, duke u vetëvarur me litar.

Bëhet fjalë për një 75-vjeçar nga Elbasani, që thuhet se vuante nga depresioni dhe një 85-vjeçar nga Durrësi, edhe ai në gjendje të rënduar psikologjike.

Policia e Elbasanit njoftoi sot se: “Më datë 17.08.2017 në fshatin Shelcan në banesë, në pemë është gjetur i vetëvarur nga familjarët, shtetasi A.T., 75 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, grupi hetimor ka konstatuar se ky shtetas, nën efektin e alkoolit dhe depresionit është vetëvarur me litar. Nuk u konstatuan dëmtime apo shenja dhune”,- sqaron policia.

Rasti i dytë u raportua nga policia e Durrësit. “Më datë 18.08.2017, në lagjen Nr. 15, Durrës është gjetur i vetëvarur, në një degë ulliri, në oborrin e banesës së tij, shtetasi H. L. 85 vjeç. Dyshohet se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike e të ndjerit”,- thekson policia.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: