Në Shkodër ky duket një sezon “tranzit”, kalimtar, kjo pasi është e vështirë të flas për një objektiv të qartë. Si rrallë herë në vitet e fundit, Vllaznia nuk ishte lider në merkato, nuk afrojë lojtarë me emër, në kushte të tilla nuk kanë dhe një objektiv të qartë, të paktën në lidhje me trofetë, për momentin objektivi i tyre real është të sigurojnë një vend për në “final four”, ndërsa Kupa edhe këtë sezon duket një mundësi reale për të siguruar një trofe, por dhe këtu është e vështirë, pasi Kupa është kthyer në prioritet për të gjithë klubet e tjera.
Në 16 ndeshje të këtij sezoni, Vllaznia ka shënuar 17 gola, ky lideri i këtij ekipi është Bekim Balaj. Shkodranët kanë krijuar një varësi nga kapiteni i tyre, pasi me 9 gola, Balaj ka shënuar më shumë se sa gjysma e golave të Vllaznisë.
Kapiteni thërritet edhe një herë në apel këtë javë pasi për Balaj klasikja përballë Tiranës ka një shije të veçantë. Nëse sulmi nuk stonon, edhe Vllaznia, ashtu si Tirana, problemin më të madh e ka në mbrojtje, në 16 ndeshje kanë pësuar 19 gola.
(BalkanWeb)