Politikat qeveritare kanë nxitur më pak eksportet në Shqipëri se në çdo vend tjetër të Ballkanit Perëndimor, sipas gjetjeve të një raporti të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, “Nxitja e rritjes në Ballkanin Perëndimor, Roli i Zinxhirit Global të Vlerës dhe Eksportet e Shërbimeve”. Në një grafik të hartuar pas një pyetësori me 66 eksportues të mëdhenj në 5 vendet e Ballkanit Perëndimor, gjysma e të cilave ishin përfshirë në zinxhirin global të vlerës {global value chains (GVCs)} rezulton se Shqipëria ka pasur përfitimin më të ulët nga përmirësimi i politikave qeveritare në tregti dhe zinxhirin e vlerës së shtuar, në raport me prodhimin e brendshëm bruto. Vendi ynë çalon në pothuajse të gjithë treguesit, si edukimi sekondar, institucionet, cilësia e edukimit, cilësia e infrastrukturës, thellësia e marrëveshjeve të tregtisë.

Performancën më të mirë e ka Serbia, që ka njohur fitimet më të mëdha në tregti nga politikat qeveritare. Qëllimi i pyetësorit ishte të shqyrtonte karakteristikat e kompanive, faktorët që ndikojnë në pjesëmarrjen në GVCs, dhe pengesat kyçe me të cilat kompanitë përballen gjatë angazhimit në një tregti të tillë.

Të anketuarit nga të gjitha vendet thanë se mungesa e aftësive dhe cilësia e ulët institucionale ishin kufizimet kryesore për eksportet dhe pjesëmarrjen në zinxhirin global të vlerës së shtuar.
Firmat pjesëmarrëse në zinxhirin global të vlerës së shtuar kanë lidhje të ndryshme me vendet e BE dhe OECD. Sidoqoftë, lidhjet e tyre janë të kufizuara, duke treguar që këto firma kryesisht kryejnë vetëm një numër të kufizuar ciklesh të prodhimit (psh montim). Arsyeja kryesore pse këto firma u tërhoqën në rajon janë kosto e lirë e fuqisë punëtore, afërsia gjeografike me investitorët, taksimi i favorshëm dhe tarifat e ulëta. Në të kundërt, mungesa e aftësive, paqëndrueshmëria politike, logjistika e dobët e tregtisë dhe institucionet shihen si pengesa kryesore. Teksa vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ulur tarifat me kalimin e kohës, të anketuarit konsiderojnë si pengesa ato jo tarifore – siç është trajtimi i pabarabartë në kufij, koha e kaluar në doganë, mungesën e mekanizmave teknikë për përputhjen e standardeve dhe mospasjen e marrëveshjeve preferenciale të tregtisë së lirë.

Faktorët kryesorë për funksionimin e suksesshëm të firmave të QVC janë krijimi i institucioneve dhe standardeve të kontrollit të cilësisë, përmirësimi i qeverisjes dhe përmirësimi i aftësive të punës, rekomandon FMN.

Faktorët kryesorë për funksionimin e suksesshëm të firmave të përfshira në zinxhirin global të vlerës janë krijimi i institucioneve dhe standardeve të kontrollit të cilësisë, përmirësimi i qeverisjes dhe përmirësimi i aftësive të punës, rekomandon FMN.

Shqipëria e mbështetur tek importet dhe me eksporte me vlerë të shtuar të ulët
Raporti e rendit Shqipërinë si vendin që ka varësinë më të madhe të importeve për të përballuar nevojat e saj për konsum.

“Në vendet e Ballkanit Perëndimor, struktura e importeve pasqyron gjerësisht një model rritjeje të bazuar në konsum. Mallrat e konsumit përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të importeve, duke filluar nga 33 përqind e totalit të importeve në Serbi deri në rreth 45 përqind në Shqipëri”, thuhet në raport.

Shqipëria ka gjithashtu një vlerë të ulët të shtuar në prodhim dhe është e përqendruar në produkte që kërkojnë punë intensive. “Pjesa e prodhimit në vlerën e shtuar bruto është e vogël – duke filluar nga rreth 4 përqind në Mal të Zi dhe 5% në Shqipëri në rreth 15 përqind në Serbi krahasuar me një mesatare prej 16 përqind ose më shumë në vendet e zhvilluara. Në Shqipëri dhe Bosnjë- Hercegovinë, sektori prodhues gjithashtu përbëhet nga kryesisht produkte me intensitet të lartë të punës, përkatësisht lëkurë, veshje dhe ushqime të papërpunuara.”

45% e eksporteve të tregtueshme në Shqipëri përbëhen nga produkte që kërkojnë punë intensive, shumë më e lartë sesa shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ku pas nesh vjen Maqedonia me rreth 13% (shih grafikun).

Eksportet shqiptare shfaqin dhe varësinë më të lartë nga një shtet i vetëm, që konkretisht është Italia, ndërsa vendet e tjera të Ballkanit janë më të diversifikuara (shih grafikun).

Vendi vuan pasojat e një force pune të pakualifikuar, teksa në grafiket e FMN-së renditet së bashku me Bosnjën ndër shtetet që kanë përqindjen më të lartë të forcës së punës me aftësi të mesme dhe të ulëta.

Në eksportin e shërbimeve, Shqipëria paraqitet mirë në udhëtime, për shkak të potencialit turistik, ndërsa mbetet pas në eksportet e shërbimeve të telekomunikacionit dhe IT. Eksportet e shërbimeve të udhëtimit përbëjnë sot rreth 13% të PBB-së, por FMN vlerëson se me përmirësimin e politikave ato mund të arrijnë në rreth 17%.

C62872f7 6141 4def 9b97 D7c280fa947d 768x503
C62872f7 6141 4def 9b97 D7c280fa947d 768×503

C317908f 2da6 4b5b 8cfa B9541396053e 768x429
C317908f 2da6 4b5b 8cfa B9541396053e 768×429
E577dbbd 2eb6 419a 9a33 A3c15e20df11 768x361
E577dbbd 2eb6 419a 9a33 A3c15e20df11 768×361
5c41d44c B6ac 4290 8258 401dde7ea345 768x403
5c41d44c B6ac 4290 8258 401dde7ea345 768×403

/Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: