Anëtarja e Grupit të Punës së PD në Qarkun e Elbasanit, Silvi Bardhi shprehet se varfëria është ulur këmbëkryq, ndërsa propozon edhe zgjidhjet ekonomike që jep opozita.

“Varfëria është ulur këmbëkryq në Elbasan, qytet dhe rrethina. Dëshmi është tregu informal, 200m larg Bashkisë dhe Kalasë së Elbasanit i cili nuk ka gjetur prej 20 vitesh zgjidhje. Tregtarët e vegjël në pamundësi për të shitur produktet e tyre në kushte dinjitoze higjienike, qëndrojnë me orë të tëra në rrugë në dyert e shtëpive elbasanase”, shprehet ajo.

Bardhi theksoi se “PD zotohet se që ditët e para të qeverisjes së saj, vendosja e minimumit jetik prej 200 euro do jetë një vendim madhor dhe i menjëhershëm. “Dyfishim i pensioneve brenda mandatit 4-vjeçar. Zero taksa dhe tatim për biznesin e vogël me xhiro vjetore deri në 180 mijë euro, apo 500 euro/ditë”, theksoi më tej Silvi Bardhi.

Deklarata

“Varfëria është ulur këmbëkryq në Elbasan, qytet dhe rrethina. Dëshmi është tregu informal, 200m larg Bashkisë dhe Kalasë së Elbasanit i cili nuk ka gjetur prej 20 vitesh zgjidhje. Tregtarët e vegjël në pamundësi për të shitur produktet e tyre në kushte dinjitoze higjienike, qëndrojnë me orë të tëra në rrugë në dyert e shtëpive elbasanase.

Jo rrallë herë këta tregtarë edhe janë gjobitur.

Por çfarë i detyron këta tregtarë të vazhdojnë të shesin në këto kushte?

Pa dyshim ekonomia e dobët, ndihma zero nga shteti, pensionet qesharake dhe uljen drastike të të ardhurave nga shitjet gati të papërfillshme.

Por çfarë bën në të vërtetë Partia Socialiste për ta?

Deputetët e majtë të Elbasanit bashkë me të gjithë deputetët e grupit të tyre parlamentar votuan kundër minimumit jetik 200 euro të propozuar nga PD e cila nxjerr nga varfëria pjesën më të madhe të shqiptarëve.

Por me PD në qeverisje, askush nuk do të vuajë për bukën e gojës.

PD zotohet se që ditët e para të qeverisjes së saj, vendosja e minimumit jetik prej 200 euro do jetë një vendim madhor dhe i menjëhershëm. Dyfishim i pensioneve brenda mandatit 4-vjeçar. Zero taksa dhe tatim për biznesin e vogël me xhiro vjetore deri në 180 mijë euro, apo 500 euro/ditë.

Pulla fiskale në xhamin e biznesit duke i thënë larg taksidarit abuzues.

Thjeshtim i burokracive duke eliminuar “taksën vrastare të korrupsionit”.

Familjet me fëmijë deri në moshën 21 vjeçare, do të përfitojnë bonusin mujor në varësi nga të ardhurat familjare nga 20 deri në 50 euro për çdo fëmijë.

Lehtësim tatimor për nënat me tre fëmijë, të cilat do të përjashtohen përjetë nga tatimi mbi të ardhurat personale, ndërkohë që për ciftet me 4 fëmijë apo më shumë përjashtohet nga Tatimit mbi të Ardhurat Personale edhe bashkëshorti.

Vetëm kështu vendi del nga agonia ekonomike, ringjalljen e së cilës do e bëjë realitet Partia Demokratike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb