GREQI

Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos ka shprehur pakënaqësi ndaj palës shqiptare në lidhje me varrezat e ushtarëve grekë që ndodhen në vendin tonë.

Gjatë inagurimit të ekspozitës në Muzeun e Luftës të Greqisë me sende personale të ushtarëve grekë që kanë humbur jetën në luftën kundër fashistëve Italianë, gjatë periudhës  1940-1941, presidenti grek ka thënë se: “Fatkeqësisht për ushtarët tanë, e me përgjegjësi të Shqipërisë fqinje shumë prej tyre nuk u prehën siç e meritonte sakrifica e tyre supreme. Ka ardhur koha që Shqipëria , sidomos tani që synon të bëhet pjesë e familjes të madhe europiane, të ndryshojë qëndrim. Dhe është ngushëllues fakti që ka filluar të ndryshojë qëndrim, mjafton të vazhdojë deri në fund kështu, me rezultate pozitive”-theksoi ai, shkruajnë mediat greke.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: