TIRANE- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë shqiptare për varret e ushtarëve grekë në Dropull. Në një mesazh në faqen e tij të “Facebook’-ut, Manjani e cilësoi këtë vendim fyerje për shqiptarët.

Ai theksoi se vendimi u bë për ca euro dhe ndonjë pasaportë bëhet kudo një varrezë.

MESAZHI I MANJANIT
Ftesë për mendim dhe reagim
————
Si qytetar i Republikës së Shqipërisë ndjehem i fyer nga vendimi i Qeverisë për të ngritur një varrezë tjetër të huaj në territorin tonë!
Nuk po i hy teknikaliteteve të atij vendimi faqezi, sepse është skandal juridik e logjik më vete!Vendimi nuk përcakton asgjë, as vendin e gërmimeve e as vendin ku do ndërtohet gjëma! E lë të hapur mundësinë që Grekët të ndikojnë direkt tek autoritetet lokale. Për ca Evro dhe noi pasaportë bëhet kudo një varrezë.
Por jam shumë i fokusuar tek mundësia se si mund të goditet ligjërisht ky vendim faqezi! Dy janë mundësitë teorike: të goditet në Gjykatën Administrative të Apelit ose, në Gjykatën Kushtetuese. Tek kjo e fundit duhen justifikuar papajtueshmëritë me nenet e Kushtetutës. Kjo përpjekje kërkon mendime dhe sugjerime, veçanërisht nga juristë. Ndaj mirëpres çdo mendim. Pra pyetja është: si mund të goditet ligjërisht ky vendim?
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb