TIRANE- Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka reaguar ashpër lidhur me vendimin e qeverisë shqiptare për varrezat e ushtarëve grekë të rëndë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në një status në faqen e tij të “Facebook”-ut Idrizi thekson se duhet të ketë reciprocitet për të vdekurit, ndërsa shtoi se po bëhet bamirësi nga qeveria shqiptare (të majta dhe të djathta), për ‘120 vend zhvarrime të reja në hartën e Vorio – Epirit’.

Teksa ka dënuar këtë vendim Idrizi paralajmëron se të gjithë shqiptarët do të ngrihen, pasi sipas tij vlen thënia; ‘ajo që stë vret të bën më të fortë’.

REAGIMI I IDRIZIT
Varreza historike per ushtaret e rene si pushtues ne nje toke te huaj – pas Kosines dhe Bularatit ?!

Ceremonial shteteror me protokoll shteti …?!

Po per andartet Grek qe shkrumbuan jugun e Shqiperis per Vorio – Epirin ne 1913-1914 ?! Apo pas takimit tjeter do nxirret nga shporta e axhendes Greke …. ?!
Ne baze te cdo konvente e praktike nderkombetare ,per ata qe kane nderrur jete ne nje territor te huaj, ngrihet nje varreze perkujtimore e simbolike, sic Shqiperia ka aplikuar per Ushtaret Francez e Britanik .
Pse nuk kerkuan te njejten gje Gjermania e Italia, per te renet e luftes se dyte boterore, por I moren trupat dhe ja u I cuan familjeve ?
E imagjinoni po te kerkonin te njeten gje, te renet Gjermane , Italiane, Turq, Austriake, Serb, Francez, Anglez apo cdo lloj ushtrie qe ka kaluar ne Shqiperi gjate luftes se pare apo te dyte boterore ?

Pse kjo bamiresi e vasalitet nga qeverite e majta e te djathta per 120 vend zhvarrime te reja ne harten e Vorio – Epirit ? , nuk mjaftonte Kosina qe ja kaloi dhe skenareve te filmave horror me zhvarrime e varrime deri te mbetejeve te femijeve e pleqve Shqiptare qe u bene ushtare Grek ?
Po ju kujtoj shprehjen Greke :” Aty ku kemi varret e te reneve aty kemi atdheun “…dhe pas shume viteve e ceremonive zyrtare shteterore nga Shteti Shqiptar e kur mos te jene me te njejtet ne pushtet do te na neme historia ….
Po ju kujtoj qe I vetmi vend qe pershendeti pushtimin e Shqiperise nga Italia fashiste e Musolinit ishte qeveria Greke me Kryeministrin Kuisling Metaksa qe vuri dhe betimin nazist ne Greqi …

Mendoni qe mund te harroni e te zhdukni kujtimin e atyre mijerave te Shqiptareve te Cameris qe u masakruan pleq, gra , femije ne nje pastrim etnik te pashembullt ne histori ..

Ata nuk u vran ne lufte,ata nuk ishin ushtar ,po u theren e u masakruan ne shtepit e tyre ,.. u vrane pabesisht e jo ne beteje …

Per Shqiptaret e Camerise te masakruar ne nje Genocid te pashembullt ne histori – shportat e bisedimeve , respekti njerezor , dinjiteti e reciprociteti nuk vlejn , kjo eshte Qeverin Shqiptare “Patriote “ ?!

MINIMALISHT RECIPROCITET NE TRAJTIMIN E TE VDEKURVE!

NUK KA FE , BESIM E POLITIKE NE BOTE QE NUK I TRAJTON TE VDEKURIT NJESOJ !

TE VDEKURIT JANE TE BARABARTE EDHE PARA ZOTIT , DHE PARA ROBIT !

DHE DHEMBIN NJELLOJ !

DHEMBIN NJELLOJ DHE PO NJELLOJ MERITOJN NDERIM !

MENDONI QE NAPOLON ZERVA I VRAU FIZIKISHT E DIKUSH DO TI VRASE MORALISHT DHE ME HESHTJE ?!

PO JU GARANTOJM QE JEMI GJALLE E DO NGRIHEMI ME GJITH SHQIPTARET ..

AJO QE STE VRET TE BEN ME TE FORTE !
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: