GJIROKASTER- Ashtu siç ishte parashikuar, ditën e sotme kanë filluar gërmimet për gjetjen dhe identifikimin e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Dragot të Tepelenës.

varrezat-greke-shoqeria-civile

Gazetarja Brikena Metaj raporton nga vendi ku ka nisur puna, ekipet e kërkimit (shqiptarë dhe grekë) po përballen me protesta. Kështu, në një lidhje telefonike për ‘News24’ kryetarja e Lëvizjes ‘Foleja Shqiptare’ pohoi se nuk do të lejohet që në tokën shqiptare të ketë varreza greke.

varrezat-greke-shoqeria-civile-1

“Jam Elida Jorgoni kryetare e Lëvizjes Foleja Shqiptare. Jemi këtu një grup shqiptarët dhe jemi kundër këtij vendimi. Nuk duam varre greke në tokën shqiptare. Ne nuk duam varre pushtuesit, qofshin ata serbë, grekë. Nderojmë dhe respektojmë mikun, por jo armikun. Ne kërkojmë varreza çame në Çamëri.”, tha ajo.

Mendohet se më pas gërmimet do të zhvendosen në Bularat, ndërkohë që nuk ka një afat të përcaktuar kohor se sa do të zgjasin gërmimet në këtë zonë. Gërmimet për gjetjen dhe identifikimin e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore vijnë pas marrëveshjes së shkurtit 2009, mes qeverive shqiptare e asaj greke.

varrezat-greke-shoqeria-civile-3

varrezat-greke-shoqeria-civile-5
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb