TIRANE – Në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratuan një sërë vendimesh të rëndësishme, ndër të cilat edhe kriteret dhe procedurat për ngritjen e varrezave private. Sipas vendimit të publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë, theksohet se ngritja e varrezave private bëhet me miratim të këshillit të njësisë bazë të qeverisjes vendore ose të Këshillit të Ministrave. Subjektet private të interesuara për ngritjen e varrezave private duhet të plotësojnë këto dokumente:
a) Kërkesë me shkrim të drejtuesit ligjor të shoqërisë, për leje, ku të përcaktohen emërtimi, vendndodhja, adresa e plotë, drejtuesit ligjorë e teknikë të shoqërisë;
b) Dokumenti origjinal ose kopja e noterizuar e ekstraktit të regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (dokument i lëshuar nga QKR-ja jo më parë se 1 (një) muaj nga aplikimi);
c) Vetëdeklarim i drejtuesit/drejtuesve ligjor/ë mbi gjendjen e tij në lidhje me organet e prokurorisë dhe gjykatës;
ç) Vërtetim nga organet tatimore për shlyerjen nga shoqëria të të gjitha detyrimeve tatimore, kur është shoqëri në aktivitet;
d) Kërkesë për t’u pajisur me leje zhvillimore, përfshirë të gjithë dokumentacionin përkatës, duke u mbështetur në ligjin 107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, dhe aktet nënligjore të tij, si edhe në vendimin nr.712, datë 29.10.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores teknike “Për projektimin dhe ndërtimin e varrezave në territorin e Republikës së Shqipërisë””;
dh) Dokumenti i vërtetimit të aftësisë së ushtrimit të aktivitetit, bazuar në aktet nënligjore që rregullojnë ushtrimin e veprimtarisë;
e) Dokumentacionin që garanton mbrojtjen e biznesit nga falimenti dhe rregullon vazhdimësinë e aktivitetit.

VENDIM PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE DHE TË PROCEDURAVE PËR NGRITJEN E VARREZAVE PRIVATE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 3/b, të ligjit nr.9220, datë 15.4.2004, “Për administrimin e shërbimit të varrimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Përcaktimin e kritereve dhe të procedurave për varrezat private, të cilat ngrihen nga subjekte private, mbi troje në pronësi të tyre ose në troje në pronësi shtetërore, a të njësisë bazë të qeverisjes vendore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
2. Ngritja e varrezave private bëhet me miratim të këshillit të njësisë bazë të qeverisjes vendore dhe/ose të Këshillit të Ministrave.
3. Subjekti privat ushtron veprimtarinë e tij në bazë të marrëveshjes së lidhur, sipas rastit, me kryetarin e njësisë së qeverisjes vendore ose ministrin përgjegjës për çështjet e planifikimit urban, në përputhje me ligjin ligjin nr.9220, datë 15.4.2004, “Për administrimin e shërbimit të varrimit”, të ndryshuar, dhe rregullat e miratuara me vendimet e Këshillit të Ministrave nr.711, datë 29.10.2014, “Për miratimin e rregullores “Për administrimin dhe funksionimin e varrezave në territorin e Republikës së Shqipërisë””, dhe nr.712, datë 29.10.2014, “Për miratimin e rregullores teknike “Për projektimin dhe ndërtimin e varrezave në territorin e Republikës së Shqipërisë””.
4. Subjektet private të interesuara për ngritjen e varrezave private duhet të plotësojnë këto dokumente:
a) Kërkesë me shkrim të drejtuesit ligjor të shoqërisë, për leje, ku të përcaktohen emërtimi, vendndodhja, adresa e plotë, drejtuesit ligjorë e teknikë të shoqërisë;
b) Dokumenti origjinal ose kopja e noterizuar e ekstraktit të regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (dokument i lëshuar nga QKR-ja jo më parë se 1 (një) muaj nga aplikimi);
c) Vetëdeklarim i drejtuesit/drejtuesve ligjor/ë mbi gjendjen e tij në lidhje me organet e prokurorisë dhe gjykatës;
ç) Vërtetim nga organet tatimore për shlyerjen nga shoqëria të të gjitha detyrimeve tatimore, kur është shoqëri në aktivitet;
d) Kërkesë për t’u pajisur me leje zhvillimore, përfshirë të gjithë dokumentacionin përkatës, duke u mbështetur në ligjin 107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, dhe aktet nënligjore të tij, si edhe në vendimin nr.712, datë 29.10.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores teknike “Për projektimin dhe ndërtimin e varrezave në territorin e Republikës së Shqipërisë””;
dh) Dokumenti i vërtetimit të aftësisë së ushtrimit të aktivitetit, bazuar në aktet nënligjore që rregullojnë ushtrimin e veprimtarisë;
e) Dokumentacionin që garanton mbrojtjen e biznesit nga falimenti dhe rregullon vazhdimësinë e aktivitetit.
5. Subjektet e interesuara, pas plotësimit të dokumentacionit tekniko-ligjor, të parashikuar në pikën 4, të këtij vendimi, aplikojnë pranë njësisë së qeverisjes vendore përkatëse, ku kërkohet të zhvillohet aktiviteti.
Dokumentacioni depozitohet në tri kopje. Njësia e qeverisjes vendore, pas kontrollit për plotësimin e dokumentacionit dhe kërkesës për leje, përcjell, brenda afateve ligjore, një kopje të dosjeve fituese, të cilat e kanë të plotë dokumentacionin tekniko-ligjor, pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit.
6. Pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit ngrihet komisioni për shqyrtimin e kërkesave për ngritjen e varrezave private. Përbërja e komisionit miratohet me urdhër të veçantë të ministrit.
7. Komisioni ushtron kontrollin bazuar në ligjin nr.9220, datë 15.4.2004, “Për administrimin e shërbimit të varrimit”, të ndryshuar, në rregulloren “Për administrimin dhe funksionimin e varrezave në territorin e Republikës së Shqipërisë”, miratuar me vendimin nr.711, datë 29.10.2014, të Këshillit të Ministrave, dhe të rregulloren “Për projektimin dhe ndërtimin e varrezave në territorin e Republikës së Shqipërisë”, miratuar me vendimin nr.712, datë 29.10.2014, të Këshillit të Ministrave.
8. Komisioni kontrollon përputhshmërinë me: strategjinë e zhvillimit territorial rajonal të vendit, planet e përgjithshme vendore, ligjin nr.9220, datë 15.4.2004, “Për administrimin e shërbimit të varrimit”, të ndryshuar; rregulloren “Për administrimin dhe funksionimin e varrezave në territorin e Republikës së Shqipërisë”, miratuar me vendimin nr.711, datë 29.10.2014, të Këshillit të Ministrave; me rregulloren “Për projektimin dhe ndërtimin e varrezave në territorin e Republikës së Shqipërisë”, miratuar me vendim nr.712, datë 29.10.2014, të Këshillit të Ministrave, si edhe me ligjin 107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, dhe merr vendimin për kërkesën fituese.
Komisioni kontrollon dokumentacionin që garanton mbrojtjen e biznesit nga falimenti dhe rregullon vazhdimësinë e aktivitetit.
9. Ministria e Zhvillimit Urban e dërgon vendimin e komisionit pranë njësisë së qeverisjes vendore, jo më vonë se 15 ditë kalendarike nga data e marrjes së tij, për të vazhduar më tej procedurën për dhënien e lejes zhvillimore për shoqërinë fituese.

TE GJITHA VENDIMET E QEVERISE-KLIKO KETU
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb