Bosnja varrosi trupat e 86 viktimave të gjetura rishtazi që i përkasin konfliktit të viteve 1992-95.

Viktimave, kryesisht të burgosur nga kampet për jo-serbët pranë qytetit Prijedor, u ishte thënë se po liroheshin, por u dërguan në Koricani dhe u pushkatuan nga forcat serbe të Bosnjës në gushtin e vitit 1992.

Vetëm disa njerëz shpëtuan nga 200 burrat e masakruar në rrëzë të shkëmbinjëve 100 metra të lartë, shkruan VOA.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb