Kritiku më i madh i Vladimir Putinit, Alekxei Navalny do të varroset sot, por kush ishte njeriu që luftoi kundër shtetit rus dhe refuzoi të heshtë?
Aktivisti dhe politikani opozitar u dënua me 19 vjet në gusht 2023 pasi u shpall fajtor për akuzat për ekstremizëm në lidhje me Fondacionin e tij Kundër Korrupsionit.
Ai ishte tashmë i burgosur për akuza të tjera për të cilat deklaroi se ishin të motivuara politikisht.
Duke u bërë i njohur në fillim të viteve 2000, Navalny ishte dënuar më parë për sfidë ndaj zyrtarëve të qeverisë, përvetësim, mashtrim, shkelje të lirimit me kusht dhe për shpërfillje të gjykatës.
Fondacioni që ai ngriti në vitin 2011 ka kërkuar të nxjerrë në shesh të vërtetën për Putinin dhe bashkëpunëtorët e tij përmes dokumentarëve në internet që ekspozonin stilin e tyre të pasur të jetesës.
Fushata e tij e vazhdueshme i dha atij një rrjet ndjekësish besnikë brenda dhe jashtë Rusisë.
Ai gjithashtu u burgos në mënyrë të përsëritur, iu ndalua të kandidonte për poste politike dhe ajo që e bëri të njohur në tërë botën ishte helmimi në 2020 me agjentin nervor Novicok, i përdorur gjërësisht në epokën sovjetike për të eliminuar kundërshtarët, sulm të cilit i mbijetoi mrekullisht pas kurimit në Gjermani.
Shumë liberalë në Rusi e kishin parë atë si një figurë të stilit Mandela dhe shpresonin se ai do të lirohej për të marrë përfundimisht postin e presidentit.