TIRANE

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me lajmin se anëtarët e KQZ-së mbrohen me truproja. Vasili i konsideron anëtarët e maxhorancës në KQZ, si pucistë që kanë shkelur Kushtetutën  dhe ligjin duke refuzuar dekretin e Presidentit.

“Ai i mbrojne dot bodyguardet anëtaret e rilindjes në KQZ nga përgjegjësia para ligjit ??? Anëtarët e rilindjes në KQZ kanë tani nga pas bodyguarde,që jua ka vënë qeveria. Këta anëtarë janë thjesht puçistë, që kanë shkelur kushtetutën dhe ligjin duke refuzuar dekretin e Presidentit.” -shkruan Vasili ndërsa thekson se kërcënimi i vetëm këtyre anetareve të KQZ, ju vjen nga ligji.

“Kërcënimi i vetëm këtyre anetareve të KQZ, ju vjen nga ligji, të cilin e kanë shkelur dhe dhunuar në emër të Rilindjes dhe me urdhër të saj.A i mbrojnë dot bodyguardët këta anëtarë të KQZ nga përgjegjësia shumë e rëndë e shkeljes së ligjit?

A vlejne pistoletat dhe muskujt e bodyguardeve per ti mbrojtur keta anetare te KQZ nga dita shume e afert e gjykimit per dhunimin,qe ata i bene ligjit. E kane kot fare keta te KQZ qe behen gazi i botes me bodyguarde nga prapa. Gjithshka kane bere e bejne ne menyre skandaloze, duke shkelur ligjin per hesap te rilindjes dhe kunder popullit eshte mbajtur shenim dhe pergjegjesia e secilit perpara ligjit eshte e do te jete individuale dhe e pashmagshme…!!” – përfundon Vasili reagimin e tij.

(Balkan Web)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb