Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me deklaratat e shefes së ONM-s Genoveva Ruiz Calavera.


Vasili ka disa pyetje për Calaveran ndërsa citon deklaratën e saj një ditë më parë në Tiranë, ndërsa i bindur në mospërgjigjet e saj, Vasili kërkon të paktën të kursejë retorikat me dogmat alla komuniste të së shkuarës me armiq dhe me dashnorë të reformës në drejtësi.



Postimi i plotë:

Calavera nuk do presim 1 mije vjet sa Roma per reformen ne drejtesi!!!
Dje Calavera tha:
“Duhet të jemi krenarë me atë që është arritur. Proverba thotë se Roma nuk është ndërtuar në një ditë, kështu që një reformë e tillë nuk mund të bëhet në një ditë, por do vite dhe integritet.”
Kushtetuta e 21-22 korrikut ka afate te qarta te shkruara e zeza mbi te bardhe per te mos pritur sa Roma per reforme,por ato jane shkelur e dhunuar nga fillimi ne fund,
1.A e rrit dhe garanton integritetin e reformes dhunimi i corpusit juridik baze te saj sic eshte kushtetuta normat dhe afatet e saj ???
Kandidatet e kontestuar fort nga vete ONM e Calaveres sot jane anetare te shumices se KLGJ dhe KLP sepse rilindja i hodhi ne kosh edhe konstatimet e ONM dhe i zgjodhi ata se i duheshin per te kapur drejtesine.
2.A e rrit dhe garanton integritetin e reformes prania e ketyre anetareve te KLGJ dhe KLP pa asnje integritet??
Calavera i referohet Romes dhe mire ben, por shqiptaret nuk kane kohe te presin 1 mije vjet,ata kerkojne respekt absolut te kushtetutes se tyre qe e lexojne vetem ne shqip, ata refuzojne kapjen e drejtesise nga rilindja me ane te klienteve te saj dhe me integritet te rrenuar, qe kane mbushur institucionet e reja.
Qe Calavera nuk do te pergjigjet kjo dihet..!
Te pakten te na kurseje retorikat me dogmat alla komuniste te se shkuares me armiq dhe me dashnore te reformes ne drejtesi.

(BalkanWeb)