Nënkryetar i LSI, Petrit Vasili ka dalë sot para mediave ‘binomin mafioz KED-qeveri’ duke folur për ndërtimin e një drejtësie të kapur.

Vasili tha se aktet e konsumuara nga të dy palët janë tepër të rënda, janë vepra penale të mirëfillta, ndaj të cilave shteti i kapur ka mbyllur sytë, prokuroria e kapur ka mbyllur sytë por qytetarët duhet të njihen.

Mazhoranca me ulërimat pa fund ka bërë publike që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ai që përcakton kandidatët për në Gjykatën Kushtetuese, ka bërë klasifikimin e kandidatëve dhe vendimin e tij e ka nxjerrë në gazetën zyrtare të Shqipërisë, pra vendimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është botuar në gazetën zyrtare të Shqipërisë.

“Çfarë thotë ligji për publikimet në gazetën zyrtare. Për në fletoren zyrtare për të qenë shumë të saktë botohen ligjet, dekretet e Presidentit të Republikës, aktet normative të Këshillit të Ministrave, aktet normative të Ministrave, rezolutat deklaratat e Kuvendit të Shqipërisë, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, kolegjeve të bashkuara të Gjykatës së Lartë dhe akte të tjera të përcaktuara me ligj. Po çfarë thotë ligji lidhur me publikimet që KED duhet të bëjë këshilli i emërimeve në drejtësi? Ligji thotë shumë qartë: Lista e kandidatëve që nuk plotësojnë kushtet për tu zgjedhur, e shoqëruar me arsyetimin përkatës, lista e kandidatëve që vijojnë konkurrimin dhe renditja e tyre, publikohen në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë. Pra jo në Fletoren Zyrtare. Binomi Mafioz për të çoroditur opinionin publik, e ka shpërdoruar Fletoren Zyrtare dhe e ka kthyer thjeshtë dhe vetëm në një gropë riciklimi të plehrave mafioze të kësaj dysheje KED dhe qeveri”, deklaroi Vasili.

DEKLARATA E PLOTË
Të gjithë ju që keni besuar tek reforma në drejtësi, tek Kushtetuta dhe tek ligji, jam këtu për të denoncuar me fakte dhe prova binomin mafioz Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, qeveria shqiptare. Po e quaj binomi mafioz me bindje të plotë pasi aktet e konsumuara nga të dy palët janë tepër të rënda, janë vepra penale të mirëfillta, ndaj të cilave shteti i kapur ka mbyllur sytë, prokuroria e kapur ka mbyllur sytë por qytetarët duhet të njihen. Mazhoranca me ulërimat pa fund ka bërë publike që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ai që përcakton kandidatët për në Gjykatën Kushtetuese, ka bërë klasifikimin e kandidatëve dhe vendimin e tij e ka nxjerrë në gazetën zyrtare të Shqipërisë, pra vendimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është botuar në gazetën zyrtare të Shqipërisë. Çfarë thotë ligji për publikimet në gazetën zyrtare. Për në fletoren zyrtare për të qenë shumë të saktë botohen ligjet, dekretet e Presidentit të Republikës, aktet normative të Këshillit të Ministrave, aktet normative të Ministrave, rezolutat deklaratat e Kuvendit të Shqipërisë, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, kolegjeve të bashkuara të Gjykatës së Lartë dhe akte të tjera të përcaktuara me ligj. Po çfarë thotë ligji lidhur me publikimet që KED duhet të bëjë këshilli i emërimeve në drejtësi?

Ligji thotë shumë qartë: Lista e kandidatëve që nuk plotësojnë kushtet për tu zgjedhur, e shoqëruar me arsyetimin përkatës, lista e kandidatëve që vijojnë konkurrimin dhe renditja e tyre, publikohen në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë. Pra jo në Fletoren Zyrtare. Binomi Mafioz për të çoroditur opinionin publik, e ka shpërdoruar Fletoren Zyrtare dhe e ka kthyer thjeshtë dhe vetëm në një gropë riciklimi të plehrave mafioze të kësaj dysheje KED dhe qeveri.

Natyrshëm ka disa pyetje shumë të rëndësishme. Kush e dërgoi dhe e mori përsipër të dërgonte këto akte për botim në fletoren zyrtare? Kush mori përsipër që t’i botonte në fletoren zyrtare duke dhunuar haptas ligjin? Kush urdhëroi publikisht botimin në Fletoren Zyrtare, pasi qendra e publikimeve zyrtare është në varësi të drejtpërdrejt të Ministrisë së Drejtësisë? Detyrimi i publikimit të dekreteve të Presidentit, Fletorja Zyrtare e ka me ligj dhe këto dekrete nuk u publikuan kur ishte çështja e shtyrjes së zgjedhjeve. Kush urdhëroi mospublikimin e tyre? Kush ka kurajë të shkelë ligjin dhe Kushtetutën e dekreteve të Presidentit që janë detyrim ligjor për tu zbardhur dhe për tu publikuar në fletoren zyrtare nuk e kryen, ndërsa vendimet të këshillit të emërimeve të drejtësisë që nuk duhet të publikohen atje, por në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë i boton.

A e keni shumë të qartë dhe një fakt tjetër shumë të rëndë që Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ka detyrim të botojë dhe të publikojë përmbledhjen e të gjithë procesverbaleve zyrtare të mbledhjeve dhe mbi 99.9% të këtyre procesverbaleve nuk janë publikuar edhe sot e kësaj dite, ndërkohë që detyrimi është me ligj dhe në nenin 226 thotë Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë siguron që mbledhja të regjistrohet në sistemin audio dhe një përmbledhje e procesverbalit të mbledhjes së Këshillit mbahet dhe bëhet publik në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë, as kjo nuk ndodh.
Nuk ndodh të nderuar qytetarë sepse nuk po ndërtohet një drejtësi e re, po ndërtohet një drejtësi mafioze e kapur, e cila po përpiqet të eci përpara në këtë skenar, e cila është kundër shqiptarëve dhe drejtësisë së barabartë për të tërë, por ka synim vetëm krijimin e gjykatave që i shërbejnë Rilindjes, që sigurojnë pandëshkueshmërinë e saj, sigurojnë mundësinë e përvetësimit dhe rrëmbimit të pushtetit politik dhe vendosjes në funksion të këtij pushteti.

Këto akte flagrante janë të qarta dhe publike dhe unë do t’i bëja thirrje edhe Ndërkombëtarëve që kanë mbështetur Reformën në Drejtësi dhe që e mbështesin sot e kësaj dite, të hapin sytë dhe të shqetësohen sa ne për këto shkelje flagrante dhe monstruoze, pasi këto shkatërrojnë dhe rrënojnë çdo ditë reformën në drejtësi dhe nuk ngrenë drejtësi të re, atë të cilën u miratua në 22 Korrik me 140 vota.

Sigurisht, jam këtu publikisht në emër të LSI-së, por dhe në emër të gjithë qytetarëve shqiptarë, të cilët në masë prisnin një drejtësi të re që dhe të gjithë këta individë politik, këta militantë të kapur politik, këta rilindas të përbetuar që kanë zgjedhur për të zaptuar institucionet e drejtësisë së re që të mos flenë të qetë në ëndrrën e pandëshkueshmërisë së tyre, pasi koha e pandëshkueshmërisë dhe orët e saj janë pakësuar, janë minuta. Ora e drejtësisë dhe e ndëshkueshmërisë është shumë e qartë.
Faktet janë kaq evidente, kaq flagrante sa do të ishin një punë e thjeshtë dhe për prokurorin më të zakonshëm për t’i çuar përpara drejtësisë e për t’i ndëshkuar në mënyrë shembullore këta mafiozë që po shkatërrojnë të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve nëpërmjet një drejtësie monstruoze, rilindase, e cila rrënon fatet e njerëzve, por dhe ekonominë e Shqipërisë.
Ju faleminderit të gjithëve!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: