Ish-kreu i ish-grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili, i është rikthyer sërish çështjes së integrimit të Shqipërisë në Bashkimit Evropian, duke mos kursyer sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në “Facebook”, Vasili ka theksuar se Rama mashtron për Integrimin e Shqipërisë në BE, teksa ka komentuar deklaratën e kryeministrit, i cili iu bëri thirrje ambasadorëve të lejonin përfshirjen e procesit të integrimit në lojërat politike.

Postimi i plotë
Në 29 qershor 2018, gënjeshtari global Edi Rama deklaronte datën e hapjes së negociatave, lexoni:
“Pas 72 orësh mes dallgëve të brendshme të BE Shqipëria ia doli të marrë datën për hyrjen në portin e Europës së Bashkuar! Rezultatet e reformave tona bënë që dhe më skeptikët të njohin Meritën e Shqipërisë e të Maqedonisë! Një betejë tejet e vështirë u fitua lufta vijon!” shkruan zoti Rama.

Sot në 7 maj 2019, gënjeshtari global Edi Rama, me ambasadorët në Javën e Europës, jargavitet e lutet e thotë për negociatat e pahapura, lexoni:

“Sigurisht kjo është përgjegjësi e shqiptarëve, përgjegjësi e të gjithë përfaqësuesve të tyre politikë, por ka diçka shumë të rëndësishme që ju, vendet tuaja kanë në dorë, ta nxjerrin çështjen e integrimit dhe të negociatave nga loja politike, duke i hapur negociatat”.

Po gënjeshtari Global dekoroi nje vit më parë edhe katër ambasadorë për “suksesin” imagjinar të hapjes së negociatave. Një vit më parë falenderonte Europën për mirekuptimin më të madh që mund të mendohej dhe që i kishte dhënë Shqipërisë. Ndërsa sot ankohet për keqkuptim të madh të Europës ndaj Shqipërisë që po e bën viktimë të lojërave politike. Po a ka turp ky mor aman qe genjen kaq shumë? Kush e beson më ne Shqiperi Edi Ramen kete Genjeshtar Global do te thote qe e konsideron vehten hiç me shume se nje budalla global!!

Vasili Fb
Vasili Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb