Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me transferimin e dosjes 184 për hetim në prokurorinë e Dibrës.


“Varrosja e dosjes 184, e cila u mbajt e bllokuar per tre vjet dhe ku “peshqit e medhenj” kryeminister ministra,deputetete etj, qe i mori vesh gjithe bota dhe u shpetuan nga prokuroria ne menyren me kriminale eshte demaskimi i plote dhe pa alibi per reformen ne drejtesi te rilindjes qe zgjodhi Arta Markun me 69 vota.” shkruan Vasili në një postim në facebook, ndërsa shtron edhe disa pyetje.


“Pse nuk e hetuan dhe cuan përpara drejtësisë Arta Marku dhe Donika Prela për tre vjet dosjen 184?
Po ministrat dhe deputetet Gjykata e Dibrës do t’i gjykojë? Po që do përgjigjen deri në një për shpërdorim detyre këta prokurorë a e dinë? Po që kanë përgjegjësi shumë të rëndë për moshëtimin dhe mosdënimin e krimit zgjedhor a e dinë?


Po që nuk do t’i falë askush dhe toleranca për këta shpërdorues detyre do jetë zero a e dinë?
Pres të të dëgjoj ndonjë opinion edhe nga këta duartrokitesit e mëdhenj në anglisht të reformës në drejtësi. Por, jo jo, këta janë memecë edhe përpara skandalit sa një mal.

Këta flasin vetëm për “mrekullinë imagjinare” të reformës në drejtësi si e bukura e dheut të globit dhe “sukseset” e saj madhështore në shkretimin dhe shkatërrimin e drejtësisë. Euraliusi mund te transfetohet tash ne Diber!!

Reforma e rilindjes ishte kapje e drejtesise,pandeshkueshmeri dhe autostrade per kriminelet, kush nuk e sheh i placin syte, kush e sheh dhe e fsheh paste faqen e zeze. Goodbye reforma ne drejtesi dhe udhe te mbare per ne Diber.” përfundon Vasili.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb