TIRANË

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar kryeministrin Edi Rama pas hetimit të hapur nga Prokuroria për nxjerrje sekreti për investigimin e publikuar nga Zëri i Amerikës, ku flitej për lidhjen e disa zyrtarëve me personazhe të botës së krimit.

Vasili e quan këtë hetim, faqe të zezë të prokurorisë, që sipas tij është bërë me urdhër të Ramës. Ai thotë se kjo prokurori mbylli veprat penale të Edi Ramë për disa padi të bëra nga opozita duke i numëruar me radhë. Për Vasilin ky është tamam fundi.

STATUSI I VASILIT
Prokuroria hap hetim për Zërin e Amerikës me urdhër të zvarranikut të karriges Edi Rama!!??
Faqe e zezë e prokurorisë së kapur nga zvarraniku i pushtetit Edi Rama.
S’ka të krahasuar as me partinë e punës.
Kjo prokurori e turpit mbylli veprat penale Edi Ramës:
që i kërkoi policisë të bënte fushatë elektorale për Partinë Socialiste,
që mashtroi popullin dhe tha se kish bërë ekspertizën e audiopërgjimit të vëllait të ish-ministrit të brendshëm,
që i mbylli çështjen pasi Edi Rama kërcënoi oficerin Emiljano Nuhu se tregoi fakte të vërteta kundra qeverisë.
Kjo prokurori guxon dhe hap hetim për Zërin e Amerikës. Dhe ndaj kujt? Ndaj Zërit të Amerikës.
Ky është tamam fundi.
Kjo ishte reforma në drejtësi, ky ishte vettingu, kjo është “drejtësia e re”.
Prokurori e vënë në shërbim të një zvarraniku pushteti si Edi Rama, këtij më të shplarit e me të pështirit e zvarranikëve të karriges me merimanga të pushtetit.

Vasili Fb
Vasili Fb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb