Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se horrat në Shkodër sot dolën fytyrë-zbuluar.

Vasili thekson se që të gjithë janë shfaqur me uniforma dhe kollare e se ata nuk do të shpëtojnë dot nga drejtësia.

Postimi i Petrit Vasilit:

Mirenjohje per horrat ne Shkoder sot qe dolen fytyrezbuluar.

Qe te gjithe me kollare,me uniforme apo civile me canta te zeza me rrip ne qafe dolen sot me fytyre te zbuluar dhe shkelen cdo ligj dhe hyn ne nje armiqesi nga e cila nuk shpetojne dot kurre.

Mirenjohje celulareve dhe kamerave sepse tashme keto fytyra maskarenjsh nuk mund te fshihen dot kurre.

E zgjodhen fundin e tyre shume te keq per hesap te nje kryeministri,qe do ti shese si legena,megjithate ky eshte halli i tyre….fundi i tyre nuk ndryshon.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb