TIRANË

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama me çdo mjet. Në një postim në ‘Facebook’ Vasili flet për një ‘axhendë të zezë’ të kryeministrit që sipas tij është kundër Europës dhe integrimit europian.

Edhe më i ashpër, Vasili akuzon Ramën se i shërben konfliktit, shpopullit dhe shpërbërjes së Shqipërisë për t’i mbyllur dyert e Europës.

Ai sjell deklaratën e tij në Beograd dhe thotë se nxori fytyrën e vërtetë anti integrim.

POSTIMI I VASILIT
Të largojmë me çdo mjet Edi Ramën që s’paska kohë të presë BE!!
E kam thënë publikisht shumë herë që axhenda e zezë e Edi Ramës është kundër Europës dhe integrimit europian.
Tanimë kjo është tepër e qartë.
Edi Rama i shërben konfliktit, shpopullimit dhe shpërbërjes së Shqipërisë për t’i mbyllur asaj dyert e Evropës dhe zhvillimit e demokratizimit të saj.
Lexojeni deklaratën e poshtër të tij në Beograd.
Një deklaratë antishqiptarë anti Kosovë dhe anti çdo vlerë madhore që shqiptarët anë e kënd Ballkanit dhe botës kanë ndërtuar.
I çmenduri politik deklaroi në Beograd se:
“S’ka ndryshim agjende në raport me partnerët ndërkombëtarë, por ka një ndryshim formati që është i ndërtuar mes nesh pa pritur që Bashkimi Evropian të ketë kohë të merret me ne. Le ta themi siç është realiteti, ne nuk jemi prioriteti i BE-së, prioriteti i tyre është procesi ku kanë hyrë për të reformuar veten. Ne nuk mund të presim të bëhemi prioriteti i BE-së”
Pas kësaj deklarate çdo veprim ndaj Edi Ramës dhe bagëtisë së tij të rilindjes është legjitim.
Ky individ i zi që bënte sikur iu shqye zemra për Europën e nxori fytyrën e vërtetë anti integrim.
Bllokimi i Shqipërisë në rrugën e integrimit ka vetëm një renegat, një shkak, një pengesë dhe një fajtor. Ai është Edi Rama.
Shikojeni VIDEON ku dy vjet më parë në mes të Brukselit ky i çmendur i bënte karshillëk Europës me strategjinë e ligë për të na mbajtur jashtë saj.

Vasili Fb
Vasili Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb