Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” ka publikuar një video, ku thuhet se Rama mohonte përgjimet një muaj më parë.

Vasili shprehet se Rama duket qartë se gënjen haptazi shqiptarët dhe nuk meriton të jetë më kryeministër i shqiptarëve. Ai thekson se është e qartë tashmë për të gjithë shqiptarët se Rama është një kryeministër i shpërlarë moralisht.

Postimi i Vasilit:

Imoraliteti i Edi Rames,qe mohonte pergjimet nje muaj me pare. Nje muaj me pare ne 18 maj 2019 Edi Rama genjente dhe deklaronte se ne pergjime nuk ishte ai,se nuk ishte gjuha dhe menyra e te folurit te tij.

Faktet e nxjerra nga BILD tregonin qarte se ishte ai vete drejtuesi,frymezuesi, paguesi dhe perfituesi i kesaj grabitjeje kriminale te votave. Eshte e qarte per te gjithe shqiptaret pavaresisht se cilen parti votojne se kryeminister me te shplare moralisht se Edi Rama nuk ka pasur.

I jargavitur,pa karakter,genjeshtar i pacipe dhe moralshprishur ky eshte kryeministri,qe ju ka zene deren shqiptareve. Shiheni miq VIDEON e Edi Rames qe flet perpara kandidateve per kryetar bashkie ne 18 maj 2019 dhe perbuzeni….

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: