Deputeti i PL-së, Petrit Vasili, akuzon ministrat dhe Kryebashkiakët se po kapin Inspektoriatet. Vasili në një postim në rrjetet sociale shkruan se rilindja po kap me ligj dhe përmes patronazhistëve Inspektoriatet.

“Ndryshimi bëhet në prag të fushatës për zgjedhjet politike në mënyrë e ofiqarët rilindas të bëjnë shantazh me kontrolle gjithfarësh për të marrë vota.

Kjo situatë është skandaloze, kur kontrolli përmes inspektoriateve ka degraduar në një biznes patronazhistësh rilindas”, shkruan Vasili.

Postimi nga Petrit Vasili

Inspektoriatet, kapja politike nga rilindja behet me ligj dhe me patronazhiste!

Ministrat dhe Kryetaret e Bashkive rrembejne Inspektoriatet dhe i shnderrojne ato perfundimisht ne kamzhik ne duart e rilindjes.
Ne vend se te rritej pavaresia e Inpektoriateve dhe varesia vetem nga ligji, ne kete Projektligj te votuar nga rilindasit ne komisionet parlamentare votuan kapjen e tyre totale.

Ndryshimi behet ne prag te fushates per zgjedhjet politike ne menyre e ofiqaret rilindas te bejne shantazh me kontrolle gjithfaresh per te marre vota.

Eshte skandaloze kjo situate kur kontrolli permes inspektoriateve ka degraduar ne nje biznes patronazhistesh rilindas.

Ngjarjet nga me te rendat duke fillur nga kontrolli mbi ushqimet, apo edhe mjaft fusha te tjera i ka lene qytetaret ne meshire te fatit dhe i ka bere pre e çdo lloj spekullimi mbi qytetaret duke perfshire edhe riskun e demit mbi shendetin.

Shihini ndryshimet e miratuara nga Rama dhe rilindasit e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb