Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili shkruan në “Facebook” se nuk ka më dyshime se kush janë ideatorët e marrëveshjes së fshehtë për ndarjen e Kosovës.

Duke iu referuar dëshmisë edhe të Sonia Biserkos, Kryetare e Komitetit të Helsinkit të Serbisë, që zbuloi takimin e fshehtë në Nish midis Kryeministrit Rama dhe Presidentit të Serbisë, Vuçiç, Vasili shkruan se tashmë jashtëtokësorët janë ‘zbuluar’ në planin e tyre.

Vasili thotë se edhe Edi Rama është përfshirë në këtë aferë të pistë antikombëtare, ndërsa e cilëson kryeministrin një shitës profesionist të interesave të kombit.

Statusi i nënkryetarit të LSI Petrit Vasili:

Merr pergjigje pyetja e Andi Bejtes per autoret e projektit te shitjes se kufijeve te Kosoves.

Analisti i njohur Andi Bejtja ngulmoi pak nete me pare ne emisionin Opinion ne pyetjen ndaj Baton Haxhiut:se cilet ishin autoret e marreveshjes per rishikimin e kufijve Kosove -Serbi.

Haxhiu nuk u pergjigj bile na beri te besojme se kjo marreveshje ishte produkt i jashtetoksoreve,pa emer,pa atdhe,pa nene e pa babe….

Kryetarja e Komitetit te Helsinkit ne Serbi Sonja Biserko me qartesi vrastare na i zbulon autoret e projektit te ligë e antishqiptar, qe nga kryeprotagonisti,

bashkeautori dhe bashkeideatori Edi Rama si nje shites profesionist i interesave kombetare e pastaj te tjeret…..

Keshtu qe Andi Bejtja e mer sot nje pergjigje te qarte per autoret e marreveshjes.

Edhe Haxhiu ju ve emer autoreve jashtetoksoreve me qe jua kishte “harruar”……

Lexojeni ç’thote Sonja Biserko:

“Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por atëbotë e zbuluan Ëashingtoni dhe Londra»

“Të gjithë këta emra tërhoqën vëmendjen te projekti i ndarjes. Kjo tani nuk është më marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiçit, përkatësisht Vuçiçit dhe Ramës, por ka edhe konotacion të ri ndërkombëtar. Deri së fundi për këtë nuk ka pasur përkrahje nga bota e jashtme”

 (d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb