Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili i ka bërë një kërkesë qeverisë që kjo e fundit të deklaroi fondin që ajo kishte përcaktuar për familjet e prekura nga tërmeti i së martës.

Përmes një postim në ‘Facebook’ Vasili thekson se Qeveria duhej të ishte e para mbi të parat, që t’u tregonte të gjithëve se sa fonde ka vënë në dispozicion për këtë tragjedi. Mes të tjerash ai shkruan se; “Kur qeveria nuk ben publike financimin e saj si mund te frymëzojë donacionet nga te tjerët”.

REAGIMI I VASILIT
Qeveria te deklaroje sa eshte fondi per tragjedine dhe te lere fjalet boshe ???
Se sa dhuron Qeveria e Kosovës, e Maqedonisë, Vatikani, Dua Lipa, Rita Ora, Kastrati, Mane etj etj i morem vesh te gjithe me shifra e me ccdo gjë.
Vetem Qeveria e Shqiperise, qe duhej te ishte e para mbi te parat, qe tu tregonte te gjitheve se sa fonde ka vene ne dispozicion per kete tragjedi te tmerrshme nuk ka treguar deklaruar e publikuar hicgje, asnje lek te vetem.
Kjo eshte e turpshme.
Si mundet te ndodhe kjo??
Cdo hap per te perballuar kete hall te jashtezakonshem fillon nga financimi.
Kur qeveria nuk ben publike financimin e saj si mund te frymezoje donacionet nga te tjeret.
Apo kerkon tja hedhe si heret e tjera.
Te kaloje ditet e para dhe pastaj ben sikur harron dhe fillon propaganden.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb