TIRANE- “Ministria e Brendshme është tender i përjetshëm i kryeministrit Edi Rama”. Kështu deklaron përmes një reagimi në ‘Facebook’ kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili.

Duke marrë shkas nga dorëheqja e djeshme e Xhafajt nga ministria e Brendshme, Vasili tha se në ‘tenderin’ në fjalë ftohen të gjithë ata që janë pro dhe garant krimit.

“Ministria e Brendeshme tender i perjetshem i kryeministrit.
Ministria e Brendeshme ka pushuar se qeni nje instrument ekzekutiv dhe politik i fuqishem dhe pa kompromis ndaj krimit dhe trafiqeve.
Ajo eshte thjesht nje tender i hapur te cilin e fiton kushdo qe garanton se do mbetet e tille pra:garante e krimit dhe luftuesja me e madhe e tij.
Kryeministri eshte garanti politik maximus i nje ministrie te tille farse, dekonspiruese operacionesh, e ç’interesuar per cdo informacion te vlefshem ndaj krimit, pra e perseris te nje ministrie garante te krimit dhe jo asgjesuese e tij.
Per cdo ore qe garanti maximus vazhdon te jete ne krye te qeverise rendi publik eshte nje fjale dhe jo nje realitet dhe krimi do te kete perballe nje mik dhe garant te forte.
Fituesit e tenderit te ministrise se brendeshme permbushin gjithmone te njejtat kushte kushdo qofte drejtuesi i radhes’, shkruan Vasili.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb