Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në Facebook në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit. Vasili shkruan se “Palmer rrëzon totalisht 30 qershorin e Ramës dhe rilindjes”.

Valisli shton se zëvendës ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer në një intervistë për VOA ka rrëzuar Edi Ramën dhe rilindjen për farsën siç e quan ai të Kolegjit Zgjedhor.

“Edi Rama dhe të gjithë buratinet e tij ulëriten nga gëzimi që Kolegji Zgjedhor e zgjidhi problemin,i dha fund gjithçkaje dhe 30 qershorit ja vuri vulën. Por Palmer me shumë të drejtë thotë që cështja e datës,që është merak,ankesë dhe preokupacion vetëm i Edi Ramës dhe rilindjes zgjidhet vetëm në Gjykatën Kushtetuese, kur ajo të ngrihet”, shkruan Vasili në Facebook.

Postimi i plotë i z.Vasili:

Palmer rrezon totalisht 30 qershorin e Rames dhe rilindjes!!

Matthew Palmer ne VOA tha:
“Pas zgjedhjeve, do te formohet Gjykata Kushtetuese dhe presim që mosmarreveshjet për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve të zgjidhen permes institucioneve të vendit”, tha zoti Palmer.

Ne kete menyre Palmer edhe pse nuk eshte jurist i ka rrezuar plotesisht dhe ka turperuar Edi Ramen dhe rilindjen dhe farsen me Kolegjin Zgjedhor.

Edi Rama dhe te gjithe buratinet e tij uleriten nga gezimi qe Kolegji Zgjedhor e zgjidhi problemin,i dha fund gjithshkaje dhe 30 qershorit ja vuri vulen.

Por Palmer me shume te drejte thote qe ceshtja e dates,qe eshte merak,ankese dhe preokupacion vetem i Edi Rames dhe rilindjes zgjidhet vetem ne Gjykaten Kushtetuese, kur ajo te ngrihet.

Pra Palmer thote qarte qe qeveria duhet te shkoje ne Kushtetuese te zgjidhe ankesen e pretendimet e saj.

Deri atehere i paprekur dhe fuqiplote mbeten dekretet e Presidentit dhe tashme 13 tetori eshte ajo e vetmja date kushtetuese e zgjedhjeve lokale ne Shqiperi.

Mirenjohje per objektivitetin z.Palmer.

Edi Rama tashme terhiqu se je kunder ligjit kete e di edhe Amerika.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: