Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me situatën e krijuar në vend pas lëkundjeve të forta të tërmetit të së shtunës. Në një reagim të gjatë në rrjete sociale, Vasili ngre pyetjen se Përse nuk e shpall Rama, emergjencën civile apo arka e shtetit është bosh?

Statusi i plotë:
Sa jane fondet e qeverise per termetin,pse nuk pergjigjen apo arka e shtetit eshte bosh ??
Ne Ligjin Nr.45 te vitit 2019 ne Nenin 3 pika 6 thote:
“Emergjencë civile” është situata e papritur me pasoja negative për komunitetin dhe që cenon sigurinë e tij, e cila shkaktohet nga fatkeqësitë që sjellin dëme të menjëhershme e të rënda për jetën e njerëzve, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin.”.

Ligji eshte i qarte :
Perse nuk e shpall Rama emergjencen civile,por i bishtnon e behet qesharak se bashku me nje tufe me ministra, qe si papagalle perserisin te njejtin budallek per mosshpalljen e saj??
Çduhet te ndodhe me shume per Ramen se sa nje termet kaq i rende qe ka shqetesuar Europen si dhe permbytjet qe pasuan per te shpallur emergjencen civile??
Ku i ka Rama dhe perse nuk behen publike fondet e qeverise nderkohe qe flet e flet pa fund gjera boshe?
Sa eshte gjendja reale e Fondit Rezerve te qeverise i cili do te ishte burimi kryesor i financimit per demet e termetit?

Pse nuk behen te qarta me shifra dhe fakte demet e shkaktuara nga termeti??
Cila eshte fatura financiare qofte edhe e perafert e ketyre demeve??
A mos valle Rama dhe qeveria e kane zbrazur totalisht arken e shtetit dhe nuk ka para’, ndaj vazhdon heshtjen idiote,kur dihet boterisht se pa fonde kjo situate eshte absolutisht e pamundur qe te perballohet??

Edhe sa kohe do ta vazhdoje qeveria maskaraden hipokrite, ngopjes me lugen bosh,te kamerierve qeveritare me tabaka ne dore,qe pasi u grabiten shqiptareve parate me koncesione dhe i zhyten ne mjerim bejne sikur i genjejne tani me nga nje tas supe??
Perse nuk i lene mashtrimet mediatike te tipit te para viteve 90′ dhe te marrin te gjitha pergjegjesite qe u ngarkon Kushtetuta dhe ligji dhe te heqin parate nga koncesionet dhe ti perdorin per termetin dhe permbytjet ne kete hall te madh qe u ra shqiptareve mbi koke??

Shqiptaret duan zgjidhje per shtepite e demtuara dhe nuk kane asnje nevoje te shohin ofensiven mediatike te ngopjes me lugen bosh te ministrave qe si budallenj te rendomte recitojne te njejten vjershe neper televizione.
Turp per keta ministra qe genjejne pacipesisht dhe me ndergjegje shqiptaret.
Turp qe poshterohen ne kete fare feje keta ministra per hesap te kryeministrit, qe ka ikur vjedhurazi nga Shqiperia dhe i ka braktisur shqiptaret ne diten e tyre te hallit ne kuturisjen e tij per te lypur ndonje foto a ndonje buzeqeshje lart e poshte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb